spot_img
spot_img

Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Doberllukë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 14:30 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura që ishin në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT