Frank Baummann ka folur më i nervozuar se kurrë në raport me yllin kosovar, Milot Rashica.
Rashica lidhet me një largim të mundshëm nga Werder Bremen tash e disa muaj, dhe një gjë të tillë tashmë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij.
Baummann ka bërë të qartë se ylli i kombëtares së Kosovës do t’i jap fund aventurës me Bremen në fund të këtij sezoni.
“Miloti është i interesuar që të largohet nga Werder”, ka thënë Baummann, transmeton lajmi.net.
“Tifozët e Werder do të kenë vetëm kujtime pozitive për të”, ka shtuar trajneri i Rashicës.
“Është në rregull që Miloti të bëjë hapin e radhës. Jam i bindur se do të gjejmë një dakordim final mes nesh”, ka shtuar tutje trajneri i Bremen.
RB Leipzig dhe Borussia Dortmund mbeten si dy opsionet më të mundshme për lojtarin e kombëtares së Kosovës.




