18.2 C
Mitrovice
E enjte, 26 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Trajneri i Çekisë: Lojtarët tanë janë 100 përqind gati

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka thënë se skuadra e tij do të respektojë shumë Kosovën në përballjen e ditës së enjte. Çekia të enjten në fillim nga ora 20:45 zhvillon ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 përballë Kosovës në Plzen. Silhavy është paraqitur në konferencë para medieve, për të diskutuar për ndeshjen kundër Kosovës.

“Ne i respektojmë shumë lojtarët e Kosovës. Keni lojtar shumë të mirë si Rashica dhe keni besim në vetvete. Por ne kemi dëshirë që të fitojmë dhe këtë do mundohemi ta bëjmë nesër“, ka deklaruar Silhavy. Lojtaret janë 100% gati. Lojtaret e dinë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, nuk kemi nevojë të motivojmë askënd. Ndeshjen e parë me Kosovën kemi bërë shumë gabime dhe shpresojmë që këto gabime nuk do t’i bëjmë nesër, shkruan EkonomiaOnline përcjellë Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT