Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka shtuar pyetjen se çfarë mesazhi iu dërgon kryeministri Albin Kurti kriminelëve në Kosovë kur vetë ai nuk i përgjigjet drejtësisë.
“Pse të mos trimërohen kriminelët në Kosovë, kur nga vetë kreu i shtetit u krijohet bindja se përballja me drejtësinë është çështje zgjedhjeje dhe jo detyrim ligjor? Kur kryeministri i vendit, për muaj të tërë, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervistim, çfarë mesazhi u dërgohet qytetarëve dhe çfarë shembulli u jepet atyre që duhet të japin llogari para ligjit?”, pyet Musliu.
Ajo tha se sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin dhe se “askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë”.
Kurti nuk u është përgjigjur thirrjeve të Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit lidhur me disa hetime për çështjen e rezervave shtetërore.



