spot_img
spot_img

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre.

Sipas raportimeve, viktimat janë dy djem binjakë rreth 10-vjeçarë dhe vëllai i tyre 2-vjeçar, pjesëtarë të familjes Manati.

Prindërit, Gent dhe Albana Manati, si dhe dy fëmijët e tjerë të familjes kanë arritur të mbijetojnë, por kanë pësuar lëndime.

Lajmi ka tronditur komunitetin shqiptar në zonë, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur thirrjet për mbështetje ndaj familjes pas humbjes së rëndë.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit.

Në disa pamje të publikuara nga Reuters shihen edhe familjarë të viktimave, përfshirë gjyshërit e fëmijëve, Alia dhe Artan Sulollari.

Hetimet për shkakun e zjarrit po vazhdojnë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT