Me dy ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme, u mbyll edhe java e 24’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Metro.
Pavarësisht se nuk arriti të shënoi gol në këtë javë, Arb Manaj i Trepçës ’89 vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në Kosovë, me 12 gola.
Blend Baftiu i Ballkanit nuk arriti që të shënoi as këtë javë, megjithatë vazhdon ta mbajë pozitën e dytë me 10 gola.
Ndërkaq, pas tyre renditen katër futbollistë me nga 10 gola. Fiton Hajdari dhe Gerhard Progni të Gjilanit, Ahmed Januzi i Prishtinës dhe Kastriot Rexha, të cilët shënuan nga një gol në javën e 24’të. /gazetametro.net




