9.5 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

“Thyhen” VV e LDK: Isa Mustafa ia anulon takimin Albin Kurtit?!

Deklaratat që Glauk Konjufca i dha sonte në media kanë rebeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pos reagimeve të Lumir Abdixhikut e Haxhi Avdylit të LDK-së, ndaj deklaratave të Konjufcës, edhe Isa Mustafa është ‘rebeluar’. Gazetari Arben Ahmeti ka shkruar se para pak minutash Isa Mustafa, ka anuluar takimin e paralajmëruar për nesër me Albin Kurtin. Ai ka shkruar se marrëveshja ende është larg, raporton Gazeta Blic. “Isa Mustafa ka anuluar takimin e neserm me Kurtin pas paraqitjes problematike te Glaukut sonte. Pajtimi eshte larg.
#Koalicioni #Zgjedhjet #Ndryshimi”, ka shkruar ai.

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja i ka replikuar Glauk Konjufcës, së VV-së ku ky fundit në një debat televiziv tha se LDK-ja po bënë pazare dhe se kjo parti po i kushtëzon ata dhe po sillen sikur i kanë fituar zgjedhjet, e këto deklarata të tilla Abdixhiku i quan ofendime. Ai tha se mosmarrëveshjet e duhet të zgjidhen sy me sy e jo nëpër studio televizive. Abdixhiku theksoi se deklaratat e tilla e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa.

“Mosmarrveshjet mes partnerëve-po qenë e po u panë si të tillë njëmend-zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive. Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi. Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë”, ka shkruar Abdixhiku.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT