9.8 C
Mitrovice
E hënë, 2 Mars, 2026

Thaçi thotë që BE të përjashtohet nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi

Analisti Jusuf Thaçi thotë se Bashkimi Europian po e sakrifikon Kosovën për Serbinë për shkak se kjo e fundit është me e fuqishme. Në këtë aspekt, ai ka propozuar që BE të përjashtohet nga dialogu me Serbinë.

“Unë mendoj se qeveria e Kosovës po të varej prej meje, absolutisht mendoj se është momenti i fundit ku duhet të diskutohet me BE’në dhe të rikonceptohet komplet ose të përjashtohet Bashkimi Europian nga procesi i dialogut Kosovë –Serbi”, tha Thaçi në T7.

“Çka kemi mbërri ne që 10 vjet dialog përmes BE’së, a e kemi zgjidhë problemin me Serbinë? A mendoni se kemi me zgjidhë në këtë mënyrë diçka”, pyeti Thaçi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT