17.5 C
Mitrovice
E premte, 24 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Vesa Broja emërohet kryeshefe e KRM “Uniteti”, nis punën nga nesër

Ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, do të nisë nga nesër detyrën si kryeshefe e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti”.

Broja u intervistua sot nga bordi i ndërmarrjes, pasi paraprakisht kishte kaluar testin me shkrim me pikë maksimale në krahasim me kandidatët e tjerë, shkruan Mitropol.

Bordi i ndërmarrjes pritet të lëshojë vendimin zyrtar, me të cilin Broja do ta marrë detyrën e kryeshefes duke filluar nga dita e nesërme.

Në garën për pozitën e kryeshefit ishin edhe Ylber Murtezaj, Egzon Aliu, Fikret Zeneli dhe Tafil Peci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT