17.2 C
Mitrovice
E hënë, 6 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Thaçi reagon ashpër: Disa po duan të pengojnë dialogun Kosovë-Serbi, ne do ta përfundojmë konfliktin shekullor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ka disa njerëz që po duan të pengojnë një marrëveshje Kosovë-Serbi, mirëpo që kjo do të ndodhë dhe konflikti shekullor do të përfundojë, shkruan Gazeta Metro.

Kështu është deklaruar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ku ka thënë se marrëveshja do të përfundojë me njohje reciproke. “Ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë të ndërprerjnë procesin e arritjes së marrëveshjes finale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, më lëni ta përsëris edhe njëherë me zë të lartë e më qartë: Ne po bisedojmë për t’i dhënë fund një shekulli me konflikte, po fokusohemi në zhvillimin ekonomik, për jetë më të mirë të qytetarëve tanë, dhe njohje reciproke”, ka thënë ai.

Tutje, Thaçi ka shtuar se në këtë proces, roli i Amerikës është i nevojshëm, dhe se të dërguarit e Donald Trump po bëjnë një punë të shkëlqyeshme. “Asgjë më shumë e asgjë më pak. Përsëri, roli i SHBA’ve është i domsdohshëm. Richard Grenell është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ka mbështetje të plotë nga Matt Palmer. Faleminderit Donald Trump, që punoni për paqen në botë”, ka thënë ai në fund./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT