spot_img
spot_img

Thaçi president nëse lirohet nga Haga? Kurti tregon qëndrimin e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur në konferencën për media lidhur me idenë që Hashim Thaçi të zgjidhet president i Kosovës në rast se lirohet nga paraburgimi në Hagë.

Kurti tha se beson në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se dëshiron që ish-krerët e UÇK-së të lirohen, por theksoi se procesi i negociatave me LDK-në për zgjedhjen e presidentit është çështje e veçantë.

“Procesi me LDK-në për president është proces i ndarë politik dhe jo çështje e drejtësisë”, tha Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT