Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Sipas tij, këtë masë Serbia deri më sot e ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
“Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”.



