11 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Tha se hudhra shëron koronavirusin, OBSH ia hedh poshtë ‘teorinë’ Daut Demakut

Derisa e gjithë bota është në luftë se kur do ta gjejë kurën për luftimin e virusit vdekjeprurës kinez COVID-19, apo ndryshe të njohur si koronavirusi, kishte dalur një kosovar i cili pretendonte se ka gjetur ilaçin, shkruan Gazeta Metro

Ky ilaç, sipas shkrimtarit kosovar dhe ligjëruesit të lëndës Arti i Mendimit Pozitiv, Daut Demaku, gjendet në Rahovec dhe bëhet fjalë për hudhrën.

“Hudhra e Rahovecit ta heq koronavirusin si me dorë”, kishte pohuar Demaku.

Ndërsa të shumta janë informacionet dhe manualet që qarkullojnë ka edhe shume këshilla të rreme, pre e të cilave kanë rënë miliona njerëz në botë, e ndër to është edhe hudhra, për të cilën pretendohej se mund të shëron koronavirusin.

Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH’së), hudhra është “një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike”, nuk ka asnjë provë që të hani hudhër mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri.

Hudhra

Shumë postime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin po shpërndahen në Facebook. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) thotë se ndërsa është “një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike”, nuk ka asnjë provë që të hani hudhër mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri. Në shumë raste, këto lloj mjetesh nuk janë të dëmshme në vetvete, për sa kohë që nuk ju pengojnë të ndiqni këshillat mjekësore të bazuara në prova. Por ata kanë potencialin të jenë.

Edhe sipas infektologëve kosovarë, ‘zbulimi’ i Demakut nuk është i duhuri për ta luftuar koronavirusin./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT