spot_img
spot_img

“Tendencë diktatoriale”, Arian Tahiri: Kurti e ka fituar pushtetin, por po e synon shtetin

Deputeti i PDK’së, Arian Tahiri, tha se partia e tij po kërkon që Kuvendi i Kosovës të bëhet funksional, ndërsa shtoi se aktualisht është duke u shkelur Kushtetuta.

Për çështjen e Presidentit, Tahiri tha se duhet konsensus për zgjedhjen e tij. Për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai tha se përkundër që e ka fituar pushtetin, ai s’po i mjafton e po e synon shtetin.

“PDK është e qartë në pozicionin e saj, ne jemi opozitë. Por, te Presidenti duhet konsensus. Vazhdojmë të mendojmë se një subjekt politik s’duhet t’i ketë të gjitha pozitat. Dhe nuk e di çka është kjo tendencë e qasje autoritare ose diktatoriale – me e rëndu edhe pak. Albin Kurti e ka fituar pushtetin, nuk po i mjafton pushteti. Ai po e synon shtetin se pushtetin e ka të fituar. 100% të ekzekutivit e ka të fituar. Nuk mund t’ia ndalim e as nuk jemi duke dashur këtë”.

Por, Tahiri tha se “nuk lejojmë të ndryshohet struktura dhe organizimi demokratik i Kosovës”.

Ai tha se Vetëvendosje ka fituar numrin më të madh të votave dhe se PDK e ka pranuar rezultatin, por shtoi akuzoi partinë e Albin Kurtit për “neglizhencë totale”.

Për kryesuesin e seancës, deputetin e Vetëvendosjes Avni Dehari, Tahiri tha se “e ka ndërprerë seancën jashtëligjshëm dhe po nuk e thërret atë po ashtu jashtëligjshëm.

“Është duke e shkelë Rregulloren e punës së Kuvendit e Rregullorja është ligj. Ai duhet ta thërrasë seancën”.

Deputeti i PDK’së tha se dihet që nuk ka pasoja nga Gjykata Kushtetuese për shkeljen e Kushtetutës, por tha se Kushtetuta e thotë saktë se Kuvendi duhet të funksionalizohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.

Ai tha se shkelje tjetër është duke iu bërë Ligjit për Qeverinë.

“Kryeministri dhe 17 ministrat e tjerë, në ditën që janë betuar si deputetë duhet të japin dorëheqje prej pozitës ekzekutive. Çka kanë bërë ata? Kanë ardhë e janë betuar si deputetë siç betuar unë, kanë votuar për prezencë siç kam votuar unë, ndërsa në anën tjetër ata vazhdojnë me qenë ai kryeministër e ata ministra – tërësisht jashtëligjshëm në bazë të Ligjit për Qeverisë. Ne po i kërkojmë çdo 48 orë thirrje të seancës, po shkojmë në seancë, nuk po vijnë, nuk po e përfillin”./Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT