Për protestuesit që e kanë rrethuar Kuvendin e Kosovës dhe s’po i lënë deputetët të dalin nga ky objekt, Çlirim Haziri, organizatori i protestës, tha se janë duke pritur që deputetët ta votojnë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Nuk do të ketë mundësi asnjë deputet të dalë pa shkelë mbi trupat tonë. Do të shtrihemi në tokë” – tha Haziri.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë në shesh dhe t’i bashkohen protestës.
“Ju ftoj të gjithë të vini në shesh. Të bëhemi të gjithë bashkë, njëzëri, pa dallime partiake, është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës” – ka theksuar ai./kallxo.com


