15.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

‘Telepati’: Njeriu i parë me çipin e Neuralink në kokë komandon kompjuterin me mendjen e tij

Noland Arbaugh i paralizuar që ka implant me ndërhyrje kirurgjike çipin kompjuterik në trurin e tij demonstroi si i shfrytëzon mendimet e tij të drejtojë kompjuterin dhe ekranin për të luajtur lojë shahu dhe lëshojë muzikë.

29 vjeçari i paralizuar qafe e poshtë, Noland Arbaugh iu bashkua livestream të Neuralink në X për t’i demonstruar publikut funksionimin e këtij inovacioni shumë të përfolur teknologjik shkencor.

“Jam unë njerëz unë po e lëviz kursorin nëpër ekran. Mjaft cool apo jo?” thotë Arbaugh deris apo luante shah.

Çipi përmban 1 mijë elektroda të programuara për të grumbulluar të dhëna të aktivitetit neurologjik në tru si duke ia dërguar ato kompjuterit të Neuralink që dekodon për t’i transformuar mendimet në veprime.

Arbaugh tha se thjeshtë e imagjinon se ku dëshiron të lëvizë kursori dhe thjeshtë kjo edhe ndodhë. “Përvojë e çmendur” si në “Star Wars” duke iu referuar filmave të famshëm fantashkencë.

I paralizuari u bë subjekti i parë njerëzor ku testohet çipi i zhvilluar nga kompania në pronë të Elon Musk kur një kirurg-robot e lidhi implantin në trurin e tij në fund të janarit të këtij viti.

Ai shtoi se ndërhyrja ishte ‘super e lehtë’ dhe ishte liruar nga spitali një ditë më vonë pa pengesa./gazetametro.net

VIDEO

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT