spot_img
spot_img

Volkswagen në krizë, shkurton 60 mijë vende pune, Seat mbyllet deri në 2029

Volkswagen ka miratuar një plan të ri ristrukturimi, që parashikon shkurtimin e 60 mijë vendeve të punës, përveç 50 mijë vendeve të tjera të parashikuara më herët.

Grupi gjerman synon të ulë kostot dhe kapacitetet e tepërta të prodhimit, ndërsa ka vendosur që marka Seat të dalë gradualisht nga tregu dhe të mbyllet deri në vitin 2029. Në vend të saj, Volkswagen do të përqendrohet më shumë te marka Cupra, e cila tashmë ka tejkaluar Seat në shitje.

Në gjysmën e parë të vitit 2026, Cupra ka shitur rreth 170.100 automjete, kundrejt 129.600 të Seat. Ndërkohë, Volkswagen synon të reduktojë prodhimin në Evropë me rreth 500 mijë automjete.

Në fokus janë edhe katër fabrikat gjermane në Emden, Zuickau, Hannover dhe Neckarsulm, të cilat mund të mbyllen mes viteve 2031 dhe 2034 nëse deri në vitin 2027 nuk arrihen kursime të konsiderueshme.

Kompania pret të shesë rreth 9 milionë automjete në vitin 2030, nga 11 milionë në vitin 2019. Marrëveshja u arrit pas negociatave intensive mes Volksvagen, sindikatës IG Metall dhe landit të Saksonisë së Poshtme, duke shmangur për momentin një përplasje të madhe mes aksionarëve dhe drejtuesve të kompanisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT