22.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Të tjera fotografi provokuese nga xhirimet e klipit të ri të Dafina Zeqirit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Ajo ka paralajmëruar tash e sa ditë që ka përfunduar xhirimet e klipit, që do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun shkruan Telegrafi, përcjellë GazetaBlic.

Mesa duket, në videon e re muzikore këngëtarja Zeqiri do të vijë me disa skena mjaft provokuese për fansat.

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga prapaskenat, ku ndër të tjerash shfaqet mjaft atraktive me dukjen e saj.

Në një prej imazheve, Dafina ka ekspozuar këmbët e saj me tatuazhe, ndërsa shfaqej e shtrirë në shtrat.

Ndërkohë, në një tjetër fotografi këngëtarja ka pozuar sipër një motori me një veshje mjaft provokuese, e që mesa duket kjo do të jetë një tjetër skenë ‘e nxehtë’ e klipit të saj të ri.

Dafina ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë mirëpritur gjithmonë nga publiku.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT