Reperja e njohur, Tayna, aktualisht po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Sicko”.
Teksa në të shumtën e rasteve udhëton shpesh për të qenë sa më pranë fansave të saj në koncerte të ndryshme, duket se jo të pakta janë momentet kur reperja preferon të rikthehet në vendlindjen e saj.
Së fundmi, ajo është duke shijuar disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.
Teksa dukej mjaft atraktive e veshur në të shkurtra, reperja vuri mjaft mirë në dukje linjat e saj atraktive.
“Hajde pak ka hood-i”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Tayna përndryshe e pati debutimin e saj muzikor në qershor të vitit të kaluar, dhe që nga ajo kohë është shndërruar në një prej senzacioneve më diskutuar të tregut muzikor shqiptar. /Telegrafi/