Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka deklaruar se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, siç thotë ai, nuk e zhbën Gjykatën Speciale.
Megjithatë, ai shton se ligji ka për qëllim përmirësimin e institucionit që synon të ketë drejtësi, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është themeluar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, tha Tahiri për EO.


