Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.
Tahiri tha se PDK-ja do ta mbështesë çdo hap që çon përpara procesin dhe mundëson funksionalizimin e institucioneve.
“Ne jemi gati për çdo veprim, si rezultat i mbështetjes së përbashkët të ligjit dhe agjendës së përbashkët të katërshes, që janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë”, deklaroi Tahiri. /Gazeta10



