Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se shpenzimet buxhetore për Policinë e Kosovës kanë arritur në 782 milionë euro.
Sipas tij, 189 milionë euro janë investuar në uniforma, armatim, municion, makineri të rënda, teknologji informative, automjete dhe pajisje të tjera.
Sveçla ka bërë të ditur se aktualisht Policia e Kosovës ka 180 kontrata operative me vlerë mbi 70 milionë euro, ndërsa ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij janë rekrutuar mbi 3 mijë policë.
Ai ka folur edhe për furnizimin me uniforma, duke thënë se nevojat për pajisje dhe veshje po adresohen vazhdimisht.
“Deri më tani, shpenzimi buxhetor për Policinë e Kosovës ka arritur në 782 milionë euro, prej të cilave 189 milionë euro janë shpenzuar për uniforma, armatim, municion, makineri të rënda dhe tërë teknologjinë informative, radiokomunikim, automjete, mirëmbajtje dhe pajisje të tjera.
Aktualisht, Policia e Kosovës ka 180 kontrata operative me vlerë mbi 70 milionë euro, të cilat përfshijnë investime në pajisje, uniforma dhe logjistikë, shërbime të teknologjisë informative, ndërtime dhe renovime.
Gjatë qeverisjes sime janë rekrutuar mbi 3 mijë e 40 policë. Natyrisht, meritë kanë edhe zyrtarët policorë për rritjen dhe nevojat për pajisje, uniforma dhe mbathje. Por këto nevoja po adresohen dhe po përmbushen vazhdimisht.
Duke pasur parasysh aspektin e cenimit të sigurisë dhe interesat operative të Policisë së Kosovës, këto janë të dhënat që mund të bëhen publike.
Tashmë për uniformat policinë e rendit, kontrata është nënshkruar, ditët dhe në javët në vijimë do të vijnë”, ka thënë Sveçla.




