8.5 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Syla: Shefi i CIA’s i takoi nga presidenca deri te AKI por asnjë nga qeveria sepse s’e sheh si partner

Gazetari Valon Syla ka komentuar vizitën e shefit të CIA’s, William Burns në Kosovë.

Syla përmes një shkrimi në Facebook thotë se Burns nuk u takua me Kurtin pasi sipas tij, nuk e konsideron partner.

Syla thotë se VV dhe Kurti e kanë marrë seriozisht dhe qartë mesazhin.

“Dmth shefi i CIAs, po vjen po i takon vec Presidencen që po i jep mesazh për politikën vendore, po i takon komunitetet pakicë dhe AKIn.

Por spe takon Qeverinë e Kosovës, pra Albin Kurtin si Kryeministër, se nuk e konsideron partner, edhe pse paska mbërri sot në Prishtinë. Por edhe kjo ishte e kotë se Amerika e CIA nuk e takojnë zyrtarisht dhe besoj se VV dhe Kurti e kanë marrë seriozisht mesazhin dhe qartë.

Tash shlirë, merrne Dejona Mihalin e shkoni futjani në Greqi pak në deti.

Efaleminderit, Efaristo Papaka…”, shkroi Syla.

TË FUNDIT

TË FUNDIT