Grupi i njohur humoristik “Stupcat” pritet të rikthehet në ekranet televizive përmes një bashkëpunimi të mundshëm me Klan Kosovën.
Pas më shumë se pesë vitesh ndarje, ribashkimi i grupit ka zgjuar interesim të madh te publiku.
Sipas raportimeve, “Stupcat” janë në negociata me Klan Kosovën për një projekt të ri televiziv. Megjithatë, ende nuk dihen detajet e marrëveshjes, ndërsa aktorët nuk e kanë konfirmuar apo mohuar lajmin.
Nëse negociatat përfundojnë me sukses, rikthimi i tyre mund të ndodhë pikërisht në prag të festave të fundvitit.



