Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, ka ndarë detaje lidhur me vizitën e ish kryeparlamentarit në Kosovë, si dhe ka folur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqit.
Duke e vlerësuar si një grua të fortë dhe fisnike, ai ka uruar që Krasniqi t’ia dalë edhe në këtë sfidë shëndetësore.
‘’Sevdija është një grua e fortë, fisnike, që ka bartë një barrë të madhe në krejt rrugëtimin jetësor edhe të bacit Jakup edhe të saj, sepse nuk ka qenë e lehtë në ato rrethana të jashtëzakonshme të jesh bashkëshorte e një njeriu i cili ka qenë bartës i një procesi të rëndësishëm. Unë besoj, uroj dhe shpresoj që Sevdija edhe këtë betejë ta kalojë, siç ka kaluar edhe shumë beteja të tjera’’, ka thënë ai mes tjerash.


