7.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Studimi, përdoruesit e Samsung më të lumtur se ata të iPhone

Sipas analizës LikeFolio në Twitter lidhur me ndjenjën e konsumatorit, pronarët e telefonave të Samsung Galaxy janë më të lumtur me telefonat e tyre se ata të Apple, iPhone. LikeFolio përdor hulumtimin e të dhënave sociale për të zbuluar tendencat e konsumatorëve me kompanitë publike, në këtë rast duke matur se si konsumatorët reagojnë me telefonat iPhone dhe Samsung Galaxy.

iPhone vs Galaxy

Reagimet ndaj iPhone kanë qenë shumë konsistente rreth 60% -70% janë pozitiv, ndërsa Samsung është rikuperuar në sytë e konsumatorëve dhe ka pasur një përqindje më të lartë të ndjenjave pozitive gjatë gjithë vitit të kaluar.

Me pak fjalë, Samsung po krijon konsumatorë të lumtur me linjën e telefonave Galaxy.

Vlerësim i ulët për iPhone

Ndërkohë që iPhone ka një ekran të bukur, aftësi të jashtëzakonshme, kamera super të qartë dhe sigurinë e re me njohje të fytyrës, Apple ende ka shumë punë për të bërë. Kjo vjen si pasojë e prononcimeve të fundit lidhur me ngadalësimin iPhone dhe baterisë jo shumë të qëndrueshme, gjë që mund të rezultojë me riparime ose zëvendësime të kushtueshme.

Sipas Raporteve të Konsumatorit, iPhone ($ 999.99- $ 1.149) nuk është telefoni më i mirë që mund të blini pavarësisht se iPhone është më i miri i Apple.

Ajo çfarë e favorizon akoma më shumë Samsung janë dhe çmimet e mira të telefonave, Galaxy $ 724.99, $ 849.99 dhe S7 $ 594.99. Këto ndryshime të mëdha të çmimeve mund të jenë një nga arsyet që konsumatorët iPhone duken më pak të kënaqur me pajisjen e tyre sesa pronarët e Samsung Galaxy.

Analisti Michael Olson, nga Piper Jaffray, pret që Apple të lëshojë tre iPhone të rinj “Pasardhësit e iPhone mund të zgjerojnë interesin për një pjesë më të madhe të përdoruesve të iPhone në Vjeshtën e vitit të ardhshëm

Ne ende mendojmë se Apple do të vazhdojë të dominojë me iPhone e tyre, por kur është fjala për përdorues të lumtur, Samsung duket se po bën gjëra më të mira.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT