Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C




