22 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Sokoli flet për shkarkimin e Munishit, gjithashtu disa fjalë i ka edhe për presidentët e klubeve

Ditë më parë është shkarkuar Ismet Munishi nga posti i kryetrajnerit te skuadra e Ballkanit.

Ekipi nga Suhareka e ka zevendesuar Munishin sot me trajnerin e mirënjohur shqiptar, Bledi Shkëmbi.

Kurse, trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, ka dhe një deklaratë për vendimin e klubit suharekas.

“Ismeti ka bërë punë të madhe te Ballkani, puna e tij është evidente dhe me lojë të bukur ka arritur këtu”, deklaroi Sokoli në “Dueli Sportiv”.

“Mendoj se presidentët në Kosovë nguten shpesh me vendime, trajneri Shkëmbi do ta ketë shumë të vështirë punën këtu”, tregoi ai.

“Ismeti e njeh më së miri Ballkanin, do ta shohim se a kanë pasur të drejtë drejtuesit me këtë vendim”, shtoi “Profa”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT