10.8 C
Mitrovice
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
spot_img

‘Sjellje torollakësh’- Ish kryediplomati Selimi i pamëshirshëm ndaj VV: Më shumë ligje jo kushtetuese se të gjitha qeveritë e kaluara bashkë

Ish ministri i punëve të jashtme Petrit Selimi zakonisht konstruktiv e i matur në kritikat e tij, këtë herë nuk ngurroi ta cilësoj këtë kokëfortësi të Vetëvendosjes në miratimin e ligjeve qartë të ditur se janë në kundërshti me Kushtetën si të pamend.

I indinjuar me këtë veprimtari ai e përmblodhi si ilustrim pikërisht shtrimin e argumenteve sikur partia në pushtet që në vazhdimësi shan e krahasohet me qeveritë e kaluara. Nuk ka rekord pozitiv VV’ja në këtë krahasim.

“Partia në pushtet në Kosovë ka votuar më shumë ligje të shpallura jo kushtetuese (11) në 3 vite sesa të gjitha qeveritë e mëparshme së bashku. E sot përsëri i shtynë para 3 ligje që BE, KiE, shoqëri civile, madje edhe vet gjykata tashmë kanë thënë se janë jo kushtetuese. Sjellje e pabesueshme torollakësh.”

Partia në pushtet miratoi të enjten dy projektligjet, për KPM dhe KPK, që të dy me shumë të meta tashmë të theksuara me kohë e nga shumë, përfshi BE’në dhe OSBE’në, para dhe pas miratimit.

Që sot njoftoi Partia Demokratike e Kosovës se tashmë kanë njoftuar se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese këto ligje për shqyrtim./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT