Situata me koronavirus në Mitrovicë po vazhdon të jetë e rënduar, shkruan mitrovicasot.net
Raporti i IKSHPK-së i 24 orëve të fundit për rastet e reja në nivel vendi e vendosë Mitrovicën me 55 raste të reja.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot”, përfundon raporti.
Siç mund të shihet, Mitrovica është e dyta me më së shumti raste pas kryeqytetit, Prishtinës, e cila është prekur me 175 raste të reja.




