Kryeministri Kurti ka reaguar pas shpërthimit të një granate dore në rrethinat e Liqenit të Ujmanit, shkruan Mitrovica SOT
Ai këtë akt ia atribuoi siç e vlerësoi ai nervozizmit të Serbisë pas dobësimit të ndikimit në veri.
Kurti shprehu bindjen se autoritetet vendore do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij akti.
Ndryshe, sot para pak orësh u raportua për një shpërthim tek Liqeni i Ujmanit me ç’rast fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale në dy vetura.




