21.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Shefja e Zyrës së BE-së: Partia fituese Vetëvendosje mban përgjegjësi të veçantë për ndërtim të kompromisit

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatová, në një Op/Ed të botuar pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, shkruan se vendi ndodhet në një moment vendimtar për të kapërcyer bllokadën institucionale.

Ajo shkruan se “kjo është vendimtare dhe urgjente: tashmë është humbur shumë kohë.”

Sipas saj, pas certifikimit të rezultateve, partia fituese “mbart një përgjegjësi të veçantë për të shtrirë dorën përtej spektrit politik” për ndërtimin e kompromiseve.

Palatová thekson se kompromisi duhet të çojë jo vetëm në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, por edhe në zgjedhjen e presidentit, duke respektuar plotësisht kërkesat kushtetuese.

Ajo shton se të gjitha partitë e zgjedhura ndajnë përgjegjësinë për t’u angazhuar në këto negociata me mirëbesim, në funksion të së ardhmes evropiane të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT