8.9 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

SHBA furnizon QKUK’në dhe spitalet me pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve me COVID

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar atyre pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, pajisjet janë donacion nga Zyra në Mbrojtje pranë Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.

Ato i dorëzoi sot i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe.

“Pajisjet- donacion nga Zyra në Mbrojtje pranë Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, i dorëzoi i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, të cilat i pranuan në një ceremoni zyrtare ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi, dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi”, thuhet nga SHSKUK.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT