spot_img
spot_img

Universiteti i Prishtinës “për faqe të zezë”, Times Higher Education e rendit gati të fundit

Universiteti i Prishtinës është renditur në grupin e fundit të rangimit botëror të universiteteve, sipas Times Higher Education.

Në rangimin botëror të universiteteve për vitin 2027, i cili përfshin gjithsej 2297 institucione të arsimit të lartë nga 118 shtete e territore, Universiteti i Prishtinës ndodhet në grupin e fundit të renditjes botërore, pikërisht në kategorinë 2001+.

Universiteti i Prishtinës ka grumbulluar 13.1 pikë në mësimdhënie, 14.9 pikë në mjedisin e kërkimit shkencor, 27.4 pikë në cilësinë e kërkimit, 20.4 pikë në lidhjen me industrinë si dhe 39.5 pikë në orientimin ndërkombëtar.

Në majën e renditjes globale vazhdojnë të kryesojnë universitetet elitare perëndimore, ku Universiteti i Oxfordit mban vendin e parë në botë për të 11-tin vit radhazi me 97.9 pikë.

Në vendin e dytë renditet Massachusetts Institute of Technology (MIT) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 97.8 pikë, ndërsa vendin e tretë e ndajnë dy universitete amerikane me nga 97.0 pikë – Princeton University dhe Stanford University.

Pesëshën e “World University Rankings 2027” e përmbyllin Universiteti i Kembrixhit me 96.9 pikë dhe Universiteti i Harvardit me 97.7 pikë.

Kosova dhe Shqipëria mbeten të fundit në tabelë edhe në krahasim me vendet fqinje në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Universiteti i Lubjanës është renditur në grupin 801–1000, kurse ai i Zagrebit dhe ai i Kragujevcit në grupin 1201–1400. Universiteti i Podgoricës, Sarajevës dhe Shkupit ndodhen që të gjitha në grupin 1801–2000.

TË FUNDIT

TË FUNDIT