Saturday, March 6, 2021
TJERA

Sakrifica e nënës: 1128 injeksione për 9 muaj për të sjellë në jetë një fëmijë

Dashuria e nënës është aq e fuqishme sa mund të sakrifikojë edhe jetën për të mbrojtur fëmijët e saj. Nëna mund të arrijë në atë pikë sa për të sjellë në jetë fëmijën e saj është në gjendje të marrë 1128 injeksione gjatë 9 muajve shtatëzënë, shkruan Gazeta Metro.

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale së fundit paraqet një fëmijë i cili është shtrirë në tokë dhe rreth tij janë plot 1128 injeksione që ka marrë një nënë gjatë gjithë shtatëzanisë së saj.

Kjo nënë, emri i së cilës nuk është bërë publik që 11 vite kishte pasur aborte të njëpasnjëshme, dhe në tentimin e saj të fundit për të sjellë në jetë një fëmijë ajo, kishe marrë të gjitha këto injeksione, Clexane.

Injeksionet Clexane përmbajne përbërës aktiv enoxaparin. Përdoren për të ndaluar mpiksjen e gjakut të formuar brenda enëve të gjakut. Siguria e këtij medikamenti për përdorim gjatë shtatzënisë ende nuk është konfirmuar.

Përdorimi i saj gjatë shtatzënisë rekomandohet vetëm kur kjo konsiderohet e domosdoshme nga ana e mjekut tuaj./gazetametro.net