spot_img
spot_img

Aksident fatal, humb jetën një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë, që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Llazicë të Malishevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT