Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka përditësuar të dhënat sa i përket situatë në pikat kufitare në vend.
Siç njofton QKMK, pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin më shumë se dy orë. Mbi 2 orë pritje ka tek Dheu i Bardhë, dy orë ka po ashtu tek pika kufitare në Muçibabë, në Merdarë 80 minuta, ndërsa në pikat tjera nuk janë më shumë se 25 minuta.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur edhe për pritjet për të dalë nga vendi. Sa i përket këtyre të fundit, ato nuk zgjasin më shumë se 30 minuta, ku pritje të tilla janë te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Han të Elezit 25 minuta.




