19.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Rritet çmimi i naftës, 1,44 euro për litër

Naftëtarët vazhdojnë të shesin naftë shumë më shtrenjtë sesa e marrin.

Derisa mesatarja e çmimit të importit gjatë muaji janar ishte 1 euro e 18 centë, në disa pika derivatesh çmimi i naftës ka shkuar në 1 euro e 44 centë, apo 26 centë më shtrenjtë se mesatarja e importit.

Sidoqoftë në bazë të udhëzimit administrativ që aktualisht nuk është aktiv, parashihet që marzha e fitimit për naftëtarët të jetë 12 centë për litër, përfshirë edhe taksat, por që aktualisht naftëtarët fitojnë më shumë se kaq.

“Është e vërtetë që kostos së shpenzimeve të naftëtarëve u është rritë kostoja e transportit, por nuk është aq e lartë sa që me reflektu menjëherë me 10 centë shtrenjtim, siç ka ndodhë në tregun tonë. Pra naftëtarët tanë janë ata që përfitojnë më së shumti në kurriz të qytetarëve për çfarëdo ndryshimi që ndodh”, tha njohësi i çështjeve të ekonomisë, Zekirja Shabani.

Manipulimin me çmime, sipas Shabanit, e tregon fakti se ka kompani të tjera që shesin naftë me çmim deri në 14 centë diferencë në të njëjtën kohë.

“Kjo e tregon më së miri situatën, kompanitë që janë furnizuar më herët do duhej t’i shesin me çmimin e mëhershëm, ndërsa pikat e derivateve që tashmë e kanë shtrenjtuar çmimin, po e shfrytëzojnë situatën që me e shitë me çmim të ri edhe sasinë e derivateve që e kanë ble me çmim të lirë, pra fitojnë shumë më shumë”, tha Shabani.

Andaj, sipas një ish-ministri të Tregtisë, kjo do të duhej të rregullohej nga mekanizma të tjerë, teksa tregon shembuj nga vendet e rajonit.

“Maqedonia e ka krijuar një rregullator i cili përcakton edhe politikat, por edhe çmimet e derivateve, ndërsa Kosova i është nënshtruar tregut të lirë. Por vendet të cilat nuk kanë institucione të forta siç është autoriteti i konkurrencës, inspektorati, kompanitë e fuqishme gjejnë hapësira për të krijuar favore me qëllim të përfitimeve sa më të mëdha”, tha Ismet Mulaj, ish-ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë .

Sidoqoftë, autoriteti i konkurrencës nuk tregoi nëse na shqiptuar ndonjë dënim për kompanitë e derivateve për rritje të çmimit të naftë, njashtu sikurse edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë që nuk tregoi nëse do ta aplikojnë përsëri çmimin tavan për derivate. Ndërkohë, vetëm në janar, në Kosovë janë importuar mbi 57 milionë litra naftë. /atvlive.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT