25.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Rikonstruktohet momenti i aksidentit në Kroaci, kështu ndodhi e gjithë ngjarja (Video)

Mediumi kroat Dnevik.hr ka rikonstruktuar aksidentin në Slavonski Brod me ndihmën e informacioneve pas një hetimi policor.

Sipas informacioneve të vërtetuara, shoferi i autobusit po lëvizte në korsinë jugore në drejtim të Lipovacit, në kilometrin e 211-të, kur humbi drejtimin dhe doli nga rruga, transmeton Telegrafi.



Bazuar në po këtë ilustrim, pasi kaloi në zonën me bar autobusi i pasagjerëve u rrokullis.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë pësuar lëndime pas përplasjes së autobusit në Kroaci.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT