17.5 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Reshjet rrisin nivelin e ujit në liqenin e Badovcit dhe në atë të Batllavës

Krahas dëmeve të reshurat e kanë edhe një dimension pozitiv.

Ato ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Në Liqenet e Badovcit dhe të Batllavës u shënua rritje e nivelit të ujit pas reshjeve më të reja të shiut dhe të bores.

Në Liqenin e Badovcit niveli i ujit është ngritur për 50 centimetra, teksa 82 centimetra është rritur në liqenin e Batllavës.

Sidoqoftë, nëse reshjet vazhdojnë edhe ditëve në vijim, rritja pritet të jetë shumë më e madhe.

TË FUNDIT

TË FUNDIT