17.2 C
Mitrovice
E hënë, 6 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Reagon Pacolli: Asnjëherë nuk kam parë plan për ndarjen e Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me ndarjen e Kosovës për të cilën bëri bujë lajmi i profesorit amerikan, Edward Joseph, i cili pretendonte se i Dërguari i Posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka diskutuar së bashku me presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Me këtë rast ish-kryediplomati i Kosovës, Pacolli, tha se derisa ishte në detyrën e shefit të diplomacisë kosovare asnjëherë nuk ka parë plan për ndarjen e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ka kërkuar nga Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Albin Kurti, të bëhen bashkë në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër për të pritur, duke shtuar se mirëpret një tjetër plan ndërmjetësimi më të mirë se ai amerikan, nëse veçse ekziston ai.

Postimi i plotë:

“Asnjëherë nuk do arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të rahatosh një qen që leh” ..ka thënë një burrështetas i madh, Churchilli.

Ndoshta Twitter ka rregulla te tjera udhëtimi, por pa kurrfarë ndjenje përkeqësuese po shikoj me preokupim disa komente “lobistësh” në lidhje me procesin e ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë. Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur, është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thenie e Churchillit.

Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një Plan Ndërmjetësim tjetër, më të mirë se ai amerikan!

“Lobistët”? janë të mirë nëse zgjidhen mirë dhe nëse janë në krahun tënd. Po kush tha se janë të mirë dhe janë në krahun tonë ata që po e kontestojnë ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell duke e quajtur Plan për Ndarjen e Kosovës?

“Lobistët”që kontestojnë, mbase kanë Planin e tyre për punët e tyre, por ata s’janë pjesë e procesit, ndaj s’duhen dëgjuar. Ata (“lobistët) nuk kanë si të njohin një proces ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë, nëse nuk janë mbrenda, ata janë jashtë proceseve.. si munden ata të shprehën? Nuk mund të shprehen, ata vetëm infektojnë… ndoshta si Covid-19.

Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur, është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thënie e Churchillit. Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një plan ndërmjetësim tjetër më të mirë se ai amerikan!

Plan per ndarjen e Kosovës? Sa kam qenë ministër i jashtëm kurrë nuk kam parë asnjë plan për ndarje dhe nuk besoj se as sot po diskutohet ndonjë plan i tillë. Ndaj u bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe presidentit: Bëhuni bashkë sipas një Ligji të ri që ta propozojë Komisioni i Venecias dhe veproni së bashku. Procesi nuk duhet të ndalët, nuk ka kohë më!!”. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT