7.4 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Reagon Haradinaj: Thaçi e Veseli të pafajshëm, UÇK bëri luftë të pastër




Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur ndaj Presidentit Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli, duke thënë se beson në pafajësinë e tyre, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një komunikate për media njoftoi se iu ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Statusi i plotë:

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë./gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT