Dega e LDK-së në Mitrovicë ka reaguar pas lajmeve se 33 përfaqësues të LDK-së në Mitrovicë i janë bashkuar Vjosa Osmanit, shkruan mitrovicasot.net
Në reagimin e tyre thuhet se Vjosa Osmanit i janë bashkuar vetëm dy nënkryetarë të nëndegëve të LDK-së, të cilët sipas reagimit “prej kohësh i kishin biletat në xhep”.
Tutje, në reagimin e degës thuhet se të tjerët që i janë bashkangjitur Osmanit nuk janë anëtarë të LDK-së fare ose janë larguar kohë më parë.
Reagimi i plotë:
“Sa për informim të publikut, sot iu qenkan bashkuar Vjosa Osmanit dy kryetarë nëndegësh të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal – kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja”.
“Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë’’, thuhet tutje në reagim.




