Raportohet se plot njëmbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës pritet të suspendohen nga detyra, në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Masa e suspendimit do të merret ndaj 11 zyrtarëve policorë, të cilët kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt që nga fazat e mëhershme, raporton IndeksOnline.
Ky zhvillim vjen pas nisjes së hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, lidhur me veprimet dhe mosveprimet eventuale të zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të raportimeve të viktimës.
IPK kishte njoftuar se hetimet po zhvillohen me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të procedurave të ndjekura nga zyrtarët përgjegjës.



