spot_img
spot_img

“Nëse më gjen diçka…”, biseda me zë të dridhur e Arlindës me motrën e saj

Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar një tjetër bisedë të Arlinda Zekajt me motrën e saj, në të cilën e ndjera shpreh frikën për sigurinë e saj dhe shqetësimin për djalin.

Në bisedën e publikuar, e siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti Arlinda tregon se nuk po arrinte të hynte në shtëpi dhe se nuk e dinte se ku ndodhej djali i saj. Ajo thotë se kishte ndërmend ta thërriste sërish policinë nëse situata përkeqësohej.

“Motër, nëse më gjen diçka, se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja”, dëgjohet duke i thënë ajo motrës.

Gjatë bisedës, Arlinda shpreh shqetësimin edhe për djalin, duke thënë se nuk e dinte se ku ishte dhe se dëshironte që ai të qëndronte pranë saj.

Biseda e plotë:

Jo nuk rrinë policia, po veç le të provojnë le të më prekin edhe tani veç dijeni ju familja jem, edhe e dini ku mu drejtu, nëse më gjen diçka se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja. Unë hi e msheli derën, si të më afrohet Jetoni dy metra unë e thirri prapë policinë, kanë me ardh orë e çast këta sonte.

More duhet me ma dhanë edhe djalin. Djali nuk e di as ku është. Motër këtë qëllim e kanë këta, nuk dua edhe djali, djali ka me nejt ngat meje motër. Nuk e kanë pru, nuk e di. Tash hy e kqyri që jo do ta thirri apet 192.

Motër nuk më lajnë me hi mo në shtëpi, a nuk po e din çfarë shteti osht ky. Nuk ma dhanë, veç çelsin ma dhanë deri qitu me të pru. Qitu unë ko me i thirrë çdo sekond. Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT