3.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Raporti i Institutit GAP: Agim Bahtiri lë prapa edhe komunat më të mëdha, Prishtinën Gjakovën, Gjilanin, Pejën e Prizrenin

Vlerësimi i përmbushjes së premtimeve të Kryetarëve të Komunave, i publikuar ditë më parë nga Instituti GAP, në matjen vlerësuar tek komunat e mëdha, nxjerr Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me përqindje të lartë të përmbushjes së premtimeve të realizuara gjatë këtij mandati qeverisës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetari i Mitrovicës gjatë këtij mandati ka realizuar 66.66% të premtimeve duke lënë prapa komuna të mëdha si Prishtina, Gjakova, Gjilani, Peja dhe Prizreni.

Bahtiri lë prapa komunat më të mëdha në vend si Prishtina, kryetari i së cilës ka përmbushur 39.50% të premtimeve, Kryetarin e Pejës i cili ka përmbushur 17.64% të premtimeve, kryetarin e Gjilanit me 51.60% të përmbushjes së premtimeve, kryetarin e Gjakovës me 41.02% të premtimeve të përmbushura, kryetarin e Prizrenit me 61.20% të premtimeve të përmbushura.

RAPORTI I PLOTË I INSTITUTIT GAP

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT