spot_img
spot_img

IKSHPK thirrje qytetarëve: Mos e konsumoni këtë seri të qumështit VITA, rrezik për shëndetin tuaj, sidomos për mëlçinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e konsumojnë serinë e identifikuar të qumështit VITA UHT 3.2%.

Kjo pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të aflatoksinës M1.

“Sipas rezultateve të publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, analizat laboratorike të kryera në Austri kanë konstatuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT