10.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ramush Tahiri i bie alarmit: Pa president, Kosova mbetet pa zgjedhje e shteti bëhet jolegjitim

Politologu dhe analisti Ramush Tahiri, në një prononcim për Gazetën Periskopi, ka thënë se çështja e presidentit po del të jetë një lloj ngërçi politik dhe i cili alarmueshëm nëse kalon afati 6 mujor mund ta lë vendin madje edhe pa zgjedhje të çertifikuara, dhe Kosovën si shtet jolegjitim.

Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike për emrin e presidentit dhe nevojës së prezencës të 80 deputetëve në Kuvend për votim.

“Kosova qe nga paslufta është në një lloj ngërçi politik për çështjen e presidentit, sepse në çdo variant, partia fituese nuk ka mundur t’i sigurojë 2/3 e votave në Kuvend pa ndonjë marrëveshje me partitë e tjera”, ka thënë Tahiri për Periskopin.

Tahiri theksoi se juridikisht, i takon këtij parlamenti ta zgjedhë presidentin, ngase presidentin e ka zgjedhur ky parlament, dhe në këtë parlament është liruar pozita e presidentit, me shkuarjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Speciale.

“Me ndërru Kushtetutën, duhet 6 muaj për të hyrë në fuqi, këtë president ne kemi me zgjedhë në parlament, a duhet me zgjedh ky parlament, apo parlamenti i ri, me normë juridike duhet në këtë parlament, sepse presidenti është larguar në këtë parlament. Duhet me zgjedhë kjo garniturë e presidentit, juridikisht duhet ky parlament me zgjedhë presidentin dhe me kry punën”, tha ai.

Gjithashtu, Ramush Tahiri, deklaron se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani nuk i plotëson kushtet e nenit 90, me ç’rast, ajo duhet ta thërras Kuvendin dhe ta shpërndajë.

“Neni 90, shkruan me dekret se kush bëhet ushtrues i detyrës, Vjosa Osmani asnjë prej kushteve të nenit 90 nuk i ka plotësuar, presidenti aktual, shpërndan Kuvendin, sepse s’është plotësu kushti, dhe i thirr partitë me caktu datën e zgjedhjeve, dhe ajo thotë, jo më pak se 30 dite jo më shume se 45 ditë, kështu i bie se ekzistojnë vetëm dy të diele, prej 5 janarit, 28 shkurt, 7 mars, duhet të mbahen zgjedhjen. Kushtetuta i referohet presidentit tamam, jo ushtruesit të detyrës, neni 82 është mjaft i qartë, unë s’po e marr vesh pse po presin, tash duhet të bëhet propozimi, të mbajnë mbledhjen dhe të përfundojë kjo çështje”, u shpreh Tahiri.

Ai ndër të tjerash ka ngritur edhe një shqetësim, atë se çfarë nëse kalon afati prej 6 muajsh dhe ende nuk mund të zgjidhet presidenti.

Sipas tij, atëhere çështja bëhet problematike dhe Kosova kthehet në një shtet jo-legjitim, ku as nuk mund të çertifikohen zgjedhjet.

“E kemi një problem, nuk e di pse s’po e shpjegojnë juristat e tjerë, për 2 muaj duhet të zgjedhet presidenti, procedurat nisin prej ditës kur mbetet vendi i zbrazët, psh ka vdek presidenti sot, 2 muaj duhet të zgjedhet presidenti i ri.

Nëse kalon edhe ky afati 6 muajsh, është neni tjetër, ku e shpjegon një muaj para se të kryhet mandati, duhet me qenë i zgjedhur presidenti, tash parlamenti shpërndahet, presidentes i kalon mandati 6 muaj, çka me bë? Institucionet nuk brengosen, atëhere mbesim pa legjitimitet, s’ka kush i çertifikon zgjedhjet”, përfundoi Tahiri.

Kujtojmë që deri më tani, partitë nuk kanë arritur të dakordohen për emrin e presidentit.

AAK është e vendosur për Ramush Haradinajn, Nisma Socialdemokrate gjithashtu kanë përmendur emrin e liderit të saj Fatmir Limajt.

Ndërkaq PDK’ja në anën tjetër janë kundër këtyre dy emrave të shumë përmendur deri më tani.

E, Vetëvendosje publikisht kanë deklaruar se çështja e presidentit duhet të zgjidhjet pas zgjedhjeve.

LDK është ende duke u munduar për një tryezë politike për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e nje emri për presidentin e rij, por ende nuk është arritur të bëhet e mundur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT