Fundjava e parë e korrikut ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, ku mijëra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë.
Vetëm gjatë intervalit 05:00–09:00, në territorin shqiptar kanë hyrë 11,725 shtetas nga Kosova me 2,740 automjete, sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.
Numri i lartë i hyrjeve ka krijuar radhë të përkohshme në kufi, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar të gjitha sportelet e kontrollit për të përshpejtuar procedurat.
Për automjetet me targa të Kosovës vijon të zbatohet regjimi i kalimit të lehtësuar, në përputhje me marrëveshjet në fuqi, ndërsa për automjetet me targa të huaja po ndiqen procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat.
Ndërkohë, trafiku në drejtim të Morinës është rënduar edhe nga dy aksidente të ndodhura njëri pas tjetrit në Vërmicë, afër kufirit me Shqipërinë.




