Policia ka njoftuar për një rast vjedhjeje që ka ndodhur dje në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.
Ankuesja, ka raportuar se derisa ndodhej në ambientet e spitalit, persona të panjohur i kanë vjedhur çantën, në të cilën ndodheshin dokumentet e saj personale dhe një shumë e parave.
Rasti është iniciuar si “vjedhje” dhe po hetohet nga organet kompetente.
“Rr. Adem Ademi, Mitrovicë Veri 03.07.2026-09:37. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në Spitalin Rajonal Mitrovicë –Veri, persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e dokumente personale dhe një shumë parash. Rasti nën hetime”.



